Categories: AktualitetLajme

Ulja e stokut të çështjeve në gjykata, Manja: Mirëadministri i sistemit të drejtësisë kërkon investime të reja

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka prezantuar këtë të hënë (20 maj) strategjinë kombëtare të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata për periudhën 2024-2027.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij, ka deklaruar se kjo strategji kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve që aksesojnë sistemin e drejtësisë, ndërsa garantoi se kjo strategji  do të ketë ndikime pozitive si për vetë sistemin, qytetarët, ashtu edhe për shpejtimin e rrugës drejt integrimit europian.

Kjo strategji kërkon angazhimin e te gjithë aktorëve që aksesojnë sistemin e drejtësisë. unë mendoj se strategjia do ketë ndikime të mëdha pozitive për sistemin e drejtësisë, për qytetarët edhe për shpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

Ulja e numrit të çështjeve të prapambetura do e përmirësojë aksesin në drejtësi për qytetarët  e do rrisë besimin e tyre te institucionet tona të drejtësisë. një sistem gjyqësor më efikas e transparent do ndikojë në klimën e biznesit dhe investimeve në vendin tonë”, tha Manja.

Ministri u shpreh më tej se mirëadministrimi i sistemit të drejtësisë kërkon investime të reja. 

“Zbatimi i kësaj strategjie kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të ofrojë mbështetjen e saj për zbatimin e kësaj strategjie. Ne do vijojmë të punojmë që drejtësia të punojë në mënyrë të pavarur, efikase e në kohë.

Unë e di dhe jam koshinet çfarë kërkon kjo strategji nga qeveria.

Mirëadministrimi i drejtësisë do dojë investime të reja, godina të reja, infrastrukturë moderne, burime njerëzore të mjaftueshme në dispozicion të magjistratëve që japin drejtësi, digjitalizim i veprimtarisë gjyqësore dhe përdorim i teknologjisë. Këto nuk bëhen pa para, të cilat i ka qeveria dhe programe me strategji të qartë”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

20 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

20 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

21 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

21 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

21 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

21 hours ago

This website uses cookies.