Ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Çmimet janë ulur 99%

581a0bec5b774b0cb171c9a4e0cd5746

581a0bec5b774b0cb171c9a4e0cd5746

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa bëri me dije se çmimet janë ulur mesatarisht deri në 99% që prej 1 tetorit.

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Fsacebook.

Deklarata për Roaming u nënshkrua në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Deklarata erdhi pas gati një viti pune të përbashkët intensive të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së.

Sipas marrëveshjes, çmimi tavan për 1 GB të dhëna roaming me ofertë në paketat celulare nuk duhet të kalojë shifrën 18 euro. Në disa raste çmimi është ulur deri në 1,6 euro për GB dhe qëllimi mbetet komunikimi më i lirë ndërkombëtar.

Marrëveshja është pranuar në mënyrë vullnetare nga 38 operatorë telekomunikacioni në BE dhe në Ballkanin Perëndimor. Në të ardhmen, çmimi për 1 GB të dhëna të transmetuara përmes sistemit do të ulen duke nisur nga 1 tetori deri në vitin 2028: 18 euro nga 1 tetori 2023, 14 euro nga viti 2026 dhe 9 euro nga viti 2028.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.