Ulja e temperaturave – Kodra: Nuk ka asnjë dëm në bujqësi

Ulja e temperaturave që ka përfshirë qarkun Shkodër gjatë këtyre ditëve nuk ka sjellë dëmë në bujqësi.
Kjo bëhet e ditur nga përgjegjësi i bujqësisë në Shkodër, Rifat Kodra.
Kodra apeloi drejt fermerëve që të kujdesen për tokat e tyre, veçanërisht pas shkrirjes së borës, duke punuar me kullimin.
Aktualisht, fermerët po merren me agrokulturën, pasi është periudha e krasitjes së pemëve dhe vreshtave.