Ulje me 18.7% e numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE

komiteti
Ministria e Brendshme njoftoi sot se u zhvillua në Bruksel, takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme ishte zv.ministri Andi Mahila. Në përfundim të takimit u arritën konkluzionet, të vlerësuara nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian.
Në konkluzione thuhet se zbatimi i Marrëveshjes për Ripranimet midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është në nivel shumë të mirë dhe me një bashkëpunim konstruktiv.
Ka ulje me 18.7% të numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE.
Në konkluzione thuhet se Bashkëpunimi për operacionet e kthimeve është veçanërisht i suksesshëm.
Po ashtu, riatdhesimi i fëmijëve të pashoqëruar ndodhet në nivel shumë të mirë dhe me ndjeshmëri të veçantë.
Në nivel shumë të mirë u përcaktuan edhe bashkëpunimi për procedurat e identifikimit të shtetasve shqiptarë që nuk zbatojnë kushtet e qëndrimit në një vend të BE-së si dhe bashkëpunimi për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë që duhet të kthehen në Shqipëri.
1 nga 2

