Ulje me 18.7% e numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE

Ministria e Brendshme njoftoi sot se u zhvillua në Bruksel, takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme ishte zv.ministri Andi Mahila.  Në përfundim të takimit u arritën konkluzionet, të vlerësuara nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Në konkluzione thuhet se zbatimi i Marrëveshjes për Ripranimet midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është në nivel shumë të mirë dhe me një bashkëpunim konstruktiv.

Ka ulje me 18.7% të numrit të refuzimeve të hyrjes së shtetasve shqiptarë në një vend të BE.

Në konkluzione thuhet se Bashkëpunimi për operacionet e kthimeve është veçanërisht i suksesshëm.

Po ashtu, riatdhesimi i fëmijëve të pashoqëruar ndodhet në nivel shumë të mirë dhe me ndjeshmëri të veçantë.

Në nivel shumë të mirë u përcaktuan edhe bashkëpunimi për procedurat e identifikimit të shtetasve shqiptarë që nuk zbatojnë kushtet e qëndrimit në një vend të BE-së si dhe bashkëpunimi për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit shqiptarë që duhet të kthehen në Shqipëri.

1 nga 2

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

17 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

17 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago