Ulliri si ndihmë për ekonominë / Problem për fermerët largimi i forcës punëtore

ulliri ok
Njësia administrative e Anës së Malit në Bashkinë Shkodër është e njohur për kultivimin e ullirit.
Me qindra rrënjë ulliri janë të vendosura rrëzë malit të Taraboshit. Nazmi Hasani edhe pse në moshën 80 vjeçare kujdeset për këtë kulturë ku e ka mbjellë në tokën e tij në fshatin Zues mbi 200 rrënjë ulliri. Ndryshe nga viti i shkuar prodhimi këtë vit ka qenë më i ulët thotë ai, ndërsa problem mbetet edhe tregu i shitjes. Nipi i Nazmiut, Eldi thotë se ka zgjedhur të jetojë në vendin e tij dhe të kujdeset për mirëmbajtjen dhe tregtimin e ullirit. Problem për këtë zonë mbetet edhe uji pasi prej shumë kohësh mungesa e ujit ka bërë që fermerët të kenë vështirësi në vaditjen e produketeve bujqësore, megjithëse është premtuar se do të ketë investime në përmirësimin e rrejtit të ujësjellësit fermerët thonë se çdo investim është bërë në mënyrë private.