Lajme

“Unë doja yjet”, Klaudia Pepa flet me gjuhën e trupit: Të mbrosh ëndrrat, akt dashurie

Një mesazh force për të vazhduar të ndjekësh ëndrrat ishte ai që dha balerina Klaudia Pepa në skenën e Fest  63, këtë herë jo vetëm përmes fjalëve, por ndërthur edhe me gjuhën e trupit.

Balerina e mirënjohur dhuroi emocione mjaft të veçanta dhe delikate në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku interpretoi mbi shputat delikate të këmbëve, mbështetur edhe mbi një monolog të cilin e interpretoi vetë.

Ajo tregoi sfidat me të cilat është përballur në fillimet e karrierës së saj, veçanërisht me mosbesimin se nuk do tja dilte, por Klaudia Pepa donte yjet dhe ja doli të “prekte” yjet.

“Fati i një balerine fillon me një ëndërr. Kështu filloi edhe me mua. Si të gjithë bëra një hap të parë të pasigurt, bëra një piruet të ndrojtur. Zbulova një botë sekrete, në ëndrra nuk kishte  më kufij, kërceja në majë të gishtave duke u munduar të prekja yjet. Megjithatë, jashtë dhomës sime, bota tregonte një botë tjetër. Më fliste ashpër, pyetje të rrepta, por unë doja yjet. Herën e parë që dëgjova dhe ndjeva vërtetë muzikën, nisi nga zemra dhe që atëherë vendosa që ëndrrën ta bëj realitet. Aroma e drurit të levës së baletit, shoqëruesja besnike e çdo nxehje dhe ajo e parketit të sallave të provave, u bënë parfumet e mia të përditshme. Talenti është dhunti, por mbi të gjitha një sfidë.

Më gjeti kur rrëzohesha pas çdo lëvizje, pas çdo hedhje, trokiti me prepotencë më tha ‘do të kërcesh? Atëherë mëso edhe të vuash!’ çdo muskul i lënduar ishte çmimi i ëndrrës sime, ashtu si çdo buzëqeshje e hidhur dhe fjalët e atyre që mendonin se një vajzë nuk mund të aspirojë një rrugë kaq të pasigurt. Por kërcimi ishte tashmë jeta ime dhe më duhej të vazhdoja të kërceja. Talenti vazhdonte të më fliste, më thoshte shko përpara, merr me vete frikën e dështimit dhe guximin për të ëndërruar, paketo puantet e tua të para, ato do të jenë guri i fatit tënd. Çdo lëvizje e trupit tim nuk ishte më kërcim, ato ishin përgjigje ndaj të gjithë atyre që besonin se nuk do tja dilja. Realizimi i një ëndrre për një grua mund të kthehet në një luftë kundër paragjykimeve, pritshmërive të të tjerëve dhe frikës se mos ndoshta nuk vlen aq sa duhet. Të mbrosh ëndrrat e tua, nuk është thjesht një akt rebelimi, është para së gjithash një akt dashurie. Kërcimi më mësoi sakrificën, por mbi të gjitha më bëri të besoja në fuqinë e vendosmërisë, më mësoi se forca e vërtetë nuk qëndron në përsosmërinë, por në guximin për t’u ngritur dhe për të vazhduar të shkëlqesh”, tregoi balerina.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

17 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

17 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

17 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.