“Unë i dua ngjyrat”, Biblioteka “Marin Barleti” ekspozoi punimet e pikturave të Dionit, djaloshit 7-vjeçar

Një ekspozitë me peisazhe dhe punime shumëngjyrëshe të pikturës solli nxënësi 7-vjeçar nga Shkodra, Dion Ferracaku në hapësirën para Bibliotekës “Marin Barleti”.
Entuziasmin e tij, artisti i vogël mundohet ta shfaqë përmes syve të qeshur më shumë se me fjalë. Kjo ditë do të mbetet gjithnjë e veçantë për të, pasi shënon ekspozitën e tij të parë “Unë i dua ngjyrat” në fushën e pikturës që e ka aq përzemër.
Teuta Lagja, artistja shkodrane e pikturës është njëkohësisht mësuesja, por edhe motivuesja e Dionit. Ajo flet me pasion mbi cilësitë e tij.
Në Shkodër nuk mungojnë asnjëherë talentet në fusha të ndryshme dhe Dioni 7-vjeçar është vetëm njëri nga shembujt e shumtë që ky qytet kultivon tek të rinjtë.