“Unë jam 10”, ekspozitë me piktura – Në shkollën “Ismail Qemali” u prezantuan punimet më të mira të djaloshit 10-vjeçar
Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” e priti me festë fundin e një dite mësimore.
Arsyeja ishte Rian Rexha, nxënës në klasën e katërt të kësaj shkolle.
Pasionin për pikturën e “konkretizoi” me një ekspozitë me disa nga punimet më të mira. “Unë jam 10” ishte titulli i saj, sepse përkonte po ashtu me ditëlindjen e 10-të. Për artistin e vogël, i rrethuar nga shokët dhe shoqet e klasës kjo është një ditë e veçantë.
Padyshim për familjarët dhe mësuesit e Rianit, ky është një moment krenarie, por edhe premtues për të ardhmen.
Ekspozita u shoqërua me urimet që Riani të mos i ndahet asnjëherë pasionit të tij, pikturës.