UNICEF: 2023 një nga vitet më të vështira për fëmijët në botë
Konflikte të shumta kanë “rrëmbyer” të ardhmen e dhjetëra mijëra fëmijëve, viti 2023 do të mbahet mend si “një nga vitet më të vështira” për të qenë fëmijë, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Për të folur mbi këtë e ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” ishte Blerina Lako, Menaxhere e Projekteve Humanitare. Blerina Lako u shpreh se lufta në Ukrainë ka sjellë shumë vështirësi në jetën e fëmijëve.
“Ky është viti më i vështirë për fëmijët, ato janë viktimat e heshtur të gjithë kësaj situate. Lufta në Ukrainë konflikti i rizgjuar në Gaza kanë sjellë këtë impakt negativ tek mirëqenie e fëmijëve.
Kemi fëmijë të cilët kanë lënë vendbanimet e tyre, shkollën, familjen për tu zhvendosur në zona pak më të sigurta brenda Ukrainës ose për disa të tjerë për tu larguar fare nga Ukraina.
Stresi apo sfidat e ndryshme që kane të sigurisë siç është siguria e jetës. Është e vështirë të rritesh në panik, në stres lufte pasoja ekonomike, sociale, dhune psikologjike dhe fizike, është një situatë shumë e vështirë” u shpreh Blerina Lako, menaxhere e projekteve humanitare.