UNICEF: Gati 14 mijë fëmijë janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës
Drejtoresha Ekzekutive të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell ka bërë të ditur se më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës.
“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në Nju Jork.
Në një deklaratë të veçantë, Enti i OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave tha se “një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta” në Gazë.
Dhe se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, dhe 6,000 prej tyre lanë pas 19,000 fëmijë jetimë.
Specialistja e komunikimit e UNICEF-it Tess Ingram, e cila së fundmi vizitoi Gazën, tha në Gjenevë të martën se ajo që e goditi ishte numri i fëmijëve të plagosur që pa.
“Jo vetëm në spitale, por në rrugë, në strehimoret e tyre të improvizuara, duke vazhduar jetën e tyre tashmë të ndryshuar përgjithmonë” tha ajo.