Lajme

UNICEF publikon shifrat alarmante: Më shumë se 370 milionë vajza janë viktima të dhunës seksuale

Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo janë sulmuar seksualisht në gjithë botën, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Këto janë shifrat e para të agjencisë lidhur me dhunën seksuale ndaj fëmijëve, në nivel global, dhe janë publikuar një ditë para shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.

Të dhënat nënkuptojnë që një në tetë vajza është e prekur nga kjo formë e dhunës.

Nëse në të dhëna përfshihen edhe format tjera të dhunës seksuale, sikurse ato që kryhen online apo dhuna verbale, atëherë numri do të shkonte në mbi 650 milionë, që do të thotë se çdo e pesta vajzë është përballur me një formë dhune, ka thënë UNICEF.

Situata është më e komplikuar në rajonet më cenueshme, sikurse ato me institucione më të dobëta, me prani të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, apo me prani të shumë refugjatëve që i ikin dhunës dhe pasigurive.Në këto situata, shkalla e dhunimeve dhe sulmeve seksuale mund të rritet në më shumë se çdo të katërtën vajzë.

Edhe djemtë dhe burrat e rinj preken nga dhuna seksuale, ka raportuar agjencia.

Vlerësohet që rreth 240 deri në 310 milionë djem – rreth një në 11 – kanë përjetuar dhunë apo sulme seksuale gjatë fëmijërisë.

Sipas të dhënave, rastet më të shpeshta të dhunës seksuale ndodhin gjatë adoleshencës.

Rajonet me numrin më të madh të rasteve të dhunës seksuale te fëmijët janë: Afrika sub-Sahariane, më pas Azia Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore dhe Jugore dhe më pas Evropa dhe Amerika Veriore.

Raporti është përpiluar pas kryerjes së anketave në më shumë se 120 shtete dhe territore në periudhën 2010-2022, ka thënë UNICEF./REL

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

11 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

12 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

12 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

12 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

12 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

12 hours ago

This website uses cookies.