UNICEF: Viktimat e fëmijëve në Gaza, ‘njollë në ndërgjegjen tonë kolektive’

ee402deed39246eaa1b2b6a1cf98fde0

ee402deed39246eaa1b2b6a1cf98fde0

Drejtori rajonal i UNICEF në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Adele Khodr ka deklaruar se shkalla e vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve në Gaza është tronditëse.

Khodr i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojnë ndihmën për enklavën.

Numri i viktimave të fëmijëve ishte një njollë në rritje në ndërgjegjen tonë kolektive. Vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve, rrëmbimi i fëmijëve, sulmet në spitale dhe shkolla, dhe mohimi i aksesit humanitar përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve”, tha ai.

UNICEF-i u bën thirrje urgjentisht të gjitha palëve që të bien dakord për një armëpushim, të lejojnë aksesin humanitar dhe të lirojnë të gjithë pengjet. “Edhe luftërat kanë rregulla. Civilët duhet të mbrohen – veçanërisht fëmijët – dhe duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i kursyer ata në të gjitha rrethanat”, tha Khodr.

Në deklaratën e saj , organizata e OKB-së për fëmijë tha se raportohet se janë vrarë 2,360 fëmijë në Gaza dhe raportohet se 5,364 janë plagosur për shkak të “sulmeve të pandërprera” që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Numri i të vdekurve nga Gaza jepet nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi dhe është e vështirë të verifikohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.