Union Berlin, Bonuçi i zhgënjyer për qëndrimin në stol

bonucci

bonucci

Leonardo Bonuçi zgjodhi Union Berlin për të luajtur sërish në Champions League dhe për t’u rikthyer edhe një herë si protagonist. Por sezoni i mbrojtësit italian ka marrë një kthesë negative. Ekipi gjerman ka humbur nëntë ndeshej radhazi, përfshirë edhe takimin ndaj Napolit.

Nga këto përballje Bonuçi ka luajtur vetëm pesë ndeshje si titullar, ndërsa në takimin e së martës, mbrojtësi italian qëndroi në stol për 90 minuta. Kjo zgjedhje e trajnerit Urs Fischer  nuk i ka pëlqyer aspak Bonuçit i cili nuk ka nguruar të shpreh hapur pakënaqësinë e tij.

Bonuçi ka kërkuar edhe një takim kokë më kokë me trajnerin zvicerian për të dëgjuar edhe arsyet se pse tekniku vendosi ta ulë në stol italianin.

Në ditët në vijim priten lajme të reja, nuk përjashtohet asnjë skenar, madje as një lamtumirë e bujshme në janar. Nga ana tjetër, Bonuçi dëshiron të jetë protagonist dhe jo një lojtar stoli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.