UNISHK zgjeron ofertën akademike / Gjuraj: Për vitin e ri akademik 2025-2026 kemi aplikuar për 14 programe të reja studimi

Për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ofrojë 14 programe të reja studimi, duke e çuar në 82 numrin total të programeve akademike.
Rektori i universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, bën të ditur se një pjesë e këtyre programeve të reja i përket ciklit të dytë të studimeve.
Përveç zgjerimit të ofertës akademike, universiteti po punon edhe për reformimin dhe përmirësimin e programeve ekzistuese, me synimin për t’iu përshtatur më mirë kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve akademike bashkëkohore.
Në këtë periudhë, stafi akademik i Universitetit të Shkodrës është i përqendruar edhe në procesin e këshillimit të karrierës për maturantët, duke organizuar aktivitete informuese jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por edhe në zonën verilindore të vendit.
Synimi është zgjerimi i gjeografisë studentore, duke përfshirë edhe të rinj nga trojet shqiptare përtej kufijve.