Categories: LajmeRajoni

Universiteti i Prishtinës lë prapa Harvardin: “Pyesnin, ku bie Prishtina , por nuk na paragjykuan”

Në garën më prestigjioze për drejtësi, studentët e Universitetit të Prishtinës lanë prapa ekipet e studentëve të Universitetit të Harvardit, Stenfordit dhe qindra universitete të njohura në botë.

Studentët e Juridikut arritën vendin e 3-të ndër më të mirët në botë mes 400 universiteteve në garën “Willem International for Commercial Arbitration Moot”.

Këtë sukses historik e postoi me krenari në rrjetet e saj sociale edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, studentet pjesëmarrëse thanë se u përgatitën gjashtë muaj me radhë për garën, e cila ishte më e vështirë edhe pse zhvillohej në anglisht.

Shumica e personave atje nuk e kanë ditur se ku ndodhet Prishtina apo Kosova. ‘Where is Prishtina,’ na pyesnin. Pastaj duke shkuar poshtë e më poshtë në vendet e eliminimit na vlerësuan për arritjen. E kemi nxjerrë Kosovën në hartë,” tha Melisë Sejdiu, studente në Fakultetin e Juridikut në UP.

Kishim frikë se do të ndjenim paragjykim, por rezultati tregon se nuk ka pasur,” shtoi studentja Morea Pula.

Kjo është gara më e madhe botërore në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe arbirtrazhit komercial dhe ngre lart punën e studentëve. Konkursi kishte të bënte me çështjet e shitblerjes ndërkombëtare dhe ekipi u përfaqësua me disa studentë ekselentë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

4 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

4 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

4 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

4 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

4 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

4 hours ago

This website uses cookies.