Universiteti kinez anulon testet e anglishtes në diplomim
Një universitet në Kinën veriperëndimore ka hequr testet e anglishtes si një kusht për diplomimin, duke ringjallur debat rreth rolit të gjuhës botërore në sistemin arsimor të vendit pas viteve të rritjes së ndjenjës nacionaliste nën udhëheqësin Xi Jinping.
Universiteti Xi’an Jiaotong në provincën e Shaanxi tha se studentët nuk do të kenë më nevojë të kalojnë një test të standardizuar mbarëkombëtar të anglishtes as ndonjë provim tjetër anglisht për të qenë në gjendje të diplomohen me diploma bachelor.
Njoftimi shkaktoi bujë në rrjetet sociale, ku shumë vlerësuan vendimin dhe kërkuan që më shumë universitete të bëjnë të njëjtën gjë.
Kalimi i Testit të Anglishtes, një provim kombëtar i standardizuar i mbajtur për herë të parë në 1987, ka qenë një kërkesë e diplomimit në shumicën e universiteteve kineze për dekada megjithëse qeveria nuk e ka bërë kurrë një politikë zyrtare./CNN/