Universiteti, regjistrimet deri të mërkurën / Disa degë rrezikojnë të mbyllen dhe në Tiranë
Disa programe studimi në universitetet e Tiranës rrezikojnë të mbyllen për shkak se numri i studentëve të regjistruar është shumë i reduktuar.
Bëhet fjalë për programin e Gjuhës Spanjolle ku rezultojnë të regjistruar vetëm 4 studentë , Gjuha Turke 7 studentë, në programin e Inxhinjerisë Fizike rezultojnë 5 të regjistruar, ndërsa në Burime Minerare rezultojnë 5 studentë , por edhe degët Fizikë dhe Kimi Ushqimore rezultojnë me 7 dhe 9 studentë .
“Nuk është një fenomen që lindi sot por ka disa vite, disa degë që kanë qenë degë të shkencave ekzakte ose shkencave të natyrës qofshin në Tiranë qofshin në rrethe. Ka një kërkesë jo shumë të lartë edhe për shkak të vështirësisë që ka programi por edhe për mundësitë e punësimit”, thotë Arian Xhelaj.
Drejtori i Rrjetik Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj sqaron se rënie e numrit të studentëve në këto programe studimi ka ardhur si pasojë e riorjentimit të tregut të punës
“Gjithcka lidhet me punësimin. Maturantët fokusohen më së shumti në degë që kërkon më shumë tregu i punës”, thotë Xhelaj.
Procesi i regjistrimit për në universitet mbyllet pas 2 ditësh dhe deri tani rezultojnë të regjistruar 21.150 studentë. Programet më të kërkuara nga të rinjtë edhe këtë vit mbeten ato të cilat të sigurojnë një vend pune.