b237f527a99a474f893006631d25751f
Shqipëria ka marrë zyrtarisht ftesën për organizimin e mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, gjatë pranverës së ardhshme.
Lajmi u njoftua nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ajo po merr pjesë në sesionin e 25-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), që zhvillohet nga 16-20 tetor në Samarkand, Uzbekistan
“Për herë të parë do të mirëpresim mbledhjen e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, që përkon me takimin e 70 të Komisionit për Europën, nga eventet më të rëndësishme për vitin 2024 që do ta bashkorganizojmë me Organizatën Botërore të Turizmit” shkruan zonja Kumbaro.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë mbi 40 ministratë turizmit nga i gjithë kontinenti europian nën kornizën e ESTA2 (Forum of Environmental and Sustainable Tourism in Albania) me panele dhe tema të tjera të rëndësishme.
Ministrja Kumbaro u shpreh me këtë rast se “Do ta kthejmë Tiranën sërish në epiqendrën e FESTA-s për investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm dhe mjedis”.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.