“UPSHIFT” rikthehet në Shkodër / 2 projekte u përzgjodhën si më të mirat
UPSHIFT Albania u rikthye me Edicionin e Qarkut të Shkodrës.
Programi rinor i cili mbështet të rinjtë nga mosha 14-24 vjeç. Ministrja e Rinisë dhe fëmijëve, Bora Muzhaqi, u ndal tek efektet pozitive që ky konkurs sjell jo vetëm për fituesit, por për të gjithë pjesmarrësit.
Pjesë e jurisë përzgjedhëse, deputetja e qarkut të Shkodrës, Ediona Bilali , u shpreh mirënjohëse që Shkodra është pjesë e kësaj mbështetje.
UPSHIFT vjen si një mbështetetje nga Ministria e arsimit dhe sporteve, Ministria e rinisë dhe fëmijëve si dhe UNICEF Albania. Programi synon ta nxisë mendimin inovativ dhe krijues tek të rinjtë, që t’i kuptojë sfidat me të cilat përballen dhe t’i ndihmojë ata të hartojnë zgjidhje inovative në formën e një produkti ose shërbimi. Në fund, nga 10 grupe pjesmarrëse u përzgjodhen edhe 2 projektet fituese që do të mbështeten nga Ministria e rinisë dhe UNICEF. Bëhet fjalë për Grupin Natyralistët me projektin për të lehtësuar përdorimin e biçikletës dhe uljen e qarkullimit me automjete në Shirokë-Zogaj si dhe Skuadra “Power Puffs me Gamifying” ku nëpërmjet zgjedhjes në formë loje fuqizojnë të rinjtë dhe i informojë ata mbi qëndrueshmërinë urbane.