Ura e Bardhajve – Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe zgjerim të saj

ura e bardhajve f

Banorët e njësisë administrative Rrethina edhe këtë fillim vit kërkesë ndaj pushtetit vendor e qendror kanë ndërhyrjen në urë si dhe zgjerimin e saj.

Ura në të gjithë gjatësinë e saj ka pësuar dëmtime të shumta.

E sikur të mos mjaftojnë këto, zgjerimi i saj është një tjetër nevojë emergjente.

Banorët thonë se nuk kanë munguar as incidentet, ku drejtuesit e automjeteve debatojnë se kush duhet të kalojë i pari mbi urë.

Amortizimi që ura ka pësuar ndër vite, por edhe ngushtësia që ajo ka, janë kthyer në një problem për mijëra banorë të njësisë administrative Rrethina, të cilët përmes kësaj ure lidhen me qytetin e Shkodrës.

 Ura e Bardhajve ështe e një rëndësie të veçantë, pasi lidh 3 fshatra me qytetin e Shkodrës.

Qarkullimi mbi këtë urë është i lartë dhe drejtuesve të mjeteve u duhet të presin, pasi ura është vetëm një kalimshe.

Krahas zgjerimit të saj, forcimi dhe sistemimi i bazamentit dhe këmbëve mbetet një nevojë emergjente nga ana e institucioneve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.