Ura e Mesit e preferuara e turistëve të huaj, të huajt të mahnitur me urën shekullore, por edhe me peisazhin
Ura e Mesit mbetet një ndër atraksionet më të preferuara nga turistët për t’u vizituar në Shkodër. Megjithëse akoma nuk ka nisur sezoni turistik, ky monument kulture, i ndërtuar disa shekuj më parë, po tërheq turistët të huaj .
Pak kohë më parë, ura i është nënshtruar disa ndërhyrjeve për mirmbatjen e saj, perforcim dhe mbrojtjen me gabiona të pjesës shkëmbore të shtratit të lumit Kir pranë Urës së Mesit si dhe sistemimin me kanale të shkarkimit të ujërave të shiut, vendosjen e stolave, por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj.
Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës, mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, Ura e Mesit është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.