Categories: AktualitetLajme

Ura e Mesit e preferuara e turistëve të huaj, të huajt të mahnitur me urën shekullore, por edhe me peisazhin

Ura e Mesit mbetet një ndër atraksionet më të preferuara nga turistët për t’u vizituar në Shkodër. Megjithëse akoma nuk ka nisur sezoni turistik, ky monument kulture, i ndërtuar disa shekuj më parë, po tërheq  turistët të huaj .

Pak kohë më parë, ura i është nënshtruar disa ndërhyrjeve për mirmbatjen e saj, perforcim dhe mbrojtjen me gabiona të pjesës shkëmbore të shtratit të lumit Kir pranë Urës së Mesit si dhe  sistemimin me kanale të shkarkimit të ujërave të shiut, vendosjen e stolave,  por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj.

Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës, mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, Ura e Mesit është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.