Categories: KulturëLajme

Ura e Mesit në vëmendje/ Projekti i FSHZH parashikon edhe ndriçimin e monumentit kulturor të kategorisë së parë

Ura e Mesit, monumenti mesjetar është një nga atraksionet turistike që gjendet vetëm 8 km larg qendrës së qytetit. Ajo është një nga urat më të bukura, e ndërtuar nga mjeshtrat e zonës. Si rezultat i investimit që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen në këtë urë, prej disa ditësh ka nisur puna në shtratin e lumit Kir për mbrojtjen me gabiona të pjesës shkëmbore të tij, mbi të cilin qëndron ura e Mesit.

Investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit përfshin pjesën hyrëse të urës për sistemimin me kanale të shkarkimit të ujërave të shiut, por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj. Në bazë të projektit që po zbatohet do të trajtohet edhe dëmtimi që i është bërë pjesës shkëmbore në të dy bazamentet e harkut të madh të Urës së Mesit. Ndriçimi i këtij monumenti kulturor është pjesë e projektit të investimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Banorët vendas e vlerësojnë si pozitive këtë ndërhyrje të FSHZH edhe si një impuls për zhvillimin turistik të zonës.Ura e Mesit përveçse një pikë e vizituar nga turistët, përbën edhe një vepër të rëndësishme historike, e vendosur në një pozicion strategjik pasi nga ajo del një rrugë makinash që vazhdon drejt maleve të krahinës së Shllakut dhe një urë që lidh fshatrat dhe pyjet e kësaj krahine malore me qytetin e Shkodrës.

Ura e Mesit është 112 m e gjatë, e përbërë nga 5 harqe, ku më i gjati është 27 m ndërsa lartësia mbërrin deri në 15 m. Më tej urës, në të majtë të shtratit të lumit Kir, në majën e një kodre qëndron edhe kalaja e fshatit Drisht së bashku me rrënojat e qytetit mesjetar Drivastum, një vendbanim me origjinë ilire.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

13 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

14 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

14 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

14 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

14 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

14 hours ago

This website uses cookies.