Ura e re e Bunës, dëmtimi vijon/ ARRSH Shkodër nuk jep sqarim për rastin në fjalë

Në Urën e Re të Bunës prej kohësh evidentohen problematika të ndryshme si shkak i amortizimit në disa segmente të saj. Mesa duket mirëmbajtja e kësaj vepre nuk është në nivelet e duhura për ti shërbyer qytetarëve. Autoriteti Rrugor Shqiptar Rajoni i Veriut që ka nën juridiksion këtë vepër, megjithë interesimin tonë nuk dha asnjë sqarim lidhur me gjendjen e urës.Fillimisht në këtë urë u dëmtua mekanizmi i hapjes duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve të ndriçimit, ndërkohë asfalti në një pjesë të urës ka nisur amortizimin. Përballë kësaj situate deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për ti dhënë zgjidhje kësaj pamje të papërshtatshme, për një investim të tillë, e aq më shumë që është imazhi i parë i mirëseardhjes në qytetin e Shkodrës.Këto gropa sjellin njëkohësisht edhe amortizimin e automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në verë por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre. Ndërkohë janë qytetarët dhe shoferët që e vuajnë tmerrin e gropave të hapura mbi këtë urë. Ndërtimi i saj u bë për të zëvëndësuar urën e vjetër, e cila tani nuk funksionon më për automjetet, por vetëm për lëvizjen e qytetarëve.Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi. Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

2 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

2 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

2 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

2 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

2 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

2 hours ago

This website uses cookies.