Ura e re e Bunës – Vijon dëmtimi, në shumë pjesë janë krijuar gropa

ura e re e Bunes

Në Urën e re të Bunës prej kohësh evidentohen problematika të ndryshme si shkak i amortizimit në disa segmente të saj.

Mesa duket, mirëmbajtja e kësaj vepre nuk është në nivelet e duhura për t’i shërbyer qytetarëve.

 Autoriteti Rrugor Shqiptar, Rajoni i Veriut, që ka nën juridiksion këtë vepër, nuk jep sqarim lidhur me gjendjen e urës.

Fillimisht, në këtë urë u dëmtua mekanizmi i hapjes duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve të ndriçimit, ndërkohë materiali i quajtur rezinë, në një pjesë të urës është dëmtuar.

Përballë kësaj situate deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për t’i dhënë zgjidhje kësaj pamje të papërshtatshme, për një investim të tillë, e aq më shumë që është imazhi i parë i mirëseardhjes në qytetin e Shkodrës.

Këto gropa sjellin njëkohësisht edhe amortizimin e automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në verë.

 Ndërtimi i saj u bë për të zëvëndësuar urën e vjetër, e cila tani nuk funksionon më për automjetet, por vetëm për lëvizjen e qytetarëve.

Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi.

Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy zonave turistike, të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.