Ura e re e Bunës vijon të dëmtohet/ Në disa pjesë të asfaltit janë krijuar gropa

U ndërtua në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat e mbi 7 milion dollarësh Ura e re e Bunës në qytetin e Shkodrës duket se nuk është në gjendjen e sa më të mirë të mundshme. Problematikat janë nga më të ndryshmet në këtë urë e në zonën për rreth pasi fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës, duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese.
Por degradimi i kësaj ure vijon edhe më tej me faktin se në shumë pjesë të saj janë krijuar edhe gropa, ndërsa pjesa e asfaltuar ka nisur të çahet. Këto gropa sjellin edhe dëmtimin e urës por njëkohësisht edhe të automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në stinën e verës pasi kjo urë është një nyje lidhëse me Malin e zi por edhe pikat turistike të Shirokës dhe Zogajve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.