Ura e re mbi Drin drejt përfundimit, vepra infrastrukturore pritet të përfundojë brenda sezonit veror
Pritet që brenda këtij sezoni veror të përfundojë vepra infrastrukturore që ka tërhequr vëmendjen e çdo kalimtari, por jo vetëm.
Ka filluar shtrimi i betonit në trasenë metalike të urës së re mbi Drin në njërën anë si dhe po përgatitet pjesa tjetër e urës.
Me këto ritme punimesh kjo vepër do të vihet në funksion të udhëtarëve shumë shpejt për të reduktuar radhët e gjata në urën e vjetër.
Gjatësia e saj prej 310 metrave si dhe harku prej celiku pa pikë mbështetëse në mes të 56 metra e bën këtë urë më të veçantë.
Korsitë e dedikuara me trafikndarëse në mes dhe me dy kahe lëvizje janë elementë që do të lehtësojnë rrugëtimin e çdo kujt që do të kalojë mbi të.