Categories: LajmeSociale

Ura e re mbi Drin, po punohet pa ndërprerje për mbarimin në kohë të shkurtër

Ura e re mbi lumin Drin, pritet të jetë funksionale gjatë sezonit veror , duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. Punimet vazhdojnë pa ndërprerje edhe përgjatë natës. 

Punimet me intensitet të lartë kanë bërë të mundur përfundimin e soletinës në një kohë të shkurtër. Kompania koncesionare po punon me të gjitha kapacitetet e fuqisë punëtore edhe gjatë natës, ku vërehen punimet pa ndërprerje

Edhe turistët që tashmë janë të përditshëm në vendin tonë e vlerësojnë si vepër artistike dhe të vlefshme

Nga Gjermani për të parë Shqipërinë, jemi në Kukës dhe na tërhoqi vëmendje ura, është një urë mahnitëse, më pëlqen shumë, është fantastike, shpresoj që  kur të kthehem përsëri të udhëtoj në të

Pas përfundimit te soletës prej betoni, pritet të asfaltohet e gjithë traseja metalike e urës së re mbi Drin. Me këtë ritëm punimesh, pritet që në sezonin veror ura të jetë funksionale, në shërbim të udhëtarëve për të mos krijuar radhë kilometrike në sezonin veror.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

1 minute ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

3 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

6 minutes ago

Primaret në PD, Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11…

7 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash, ulen temperaturat

Ditën e sotme (19 shkurt) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me…

10 minutes ago

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

16 hours ago

This website uses cookies.