Ura lidhëse në fushat e Gurit të Zi, projekti parashikon ndërtimin e rreth 50 urave në këtë njësi

Krahas pastrimit të kanaleve të dyta dhe të treta , nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkinë Shkodër po ndërtohen edhe ura lidhëse mes blloqeve në fushat e Gurit të Zi.
Administratori i Njësisë Guri i Zi, Ismet Haxhia, thotë se në projekt janë ndërtimi i rreth 50 urave gjithashtu edhe pastrimi i gjitha kanaleve të cilat do të ndihmojnë në vaditjen dhe kullimin e tokave bujqësore.
Këto ura pritet të lehtësojnë lëvizjen dhe transportin, duke sjellë më shumë efikasitet dhe akses për fermerët dhe komunitetin.