Ura mbi lumin Drin në Lezhë, rikonstruktohet me 2.8 mld lekë nga buxheti i shtetit
Sapo ka përfunduar së ndërtuari ura e vjetër mbi lumin Drin në Lezhë. Shumë shpejt do behet përurimi i saj dhe do të jetë e kalueshme për këmbësorët dhe automjetet, duke u bërë një pikë kalimi e rëndësishme për këtë qytet dhe një investim i shumëpritur për banorët.
Zv.Kryetari i Bashkisë, Elson Frroku shprehet se ky projekt është realizuar me financimin e Qeverise Shqiptare, përfituar nga fondi i rindërtimit, do ndihmojë edhe në zbutjen e problematikave të trafikut.
“Është një investim i qeverisë shqiptare, i përfituar nga fondet i rindërtimit me një vlerë prej 2.8 miliardë lekë e cila vjen si një mushkëri për trafikun e qytetit të Lezhës”, tha Frroku.
Kjo ure e re, do të ndihmoi lëvizjen e gjithë banorëve të lagjes “Skënderbej”, të ish-zonës industriale të qytetit dhe periferive, por dhe në shfryrjen e trafikut, kryesisht gjatë sezonit turistik të verës.
Ndërkohë automjetet e tonazheve te rënda, nuk do kalojnë më mes përmes qëndrës së qytetit, si më parë, por nga kjo urë e re, e cila lidhet nga një segment i shkurtër rrugor me aksin kryesor Lezhë-Shkodër.