Ura që lidh Velipojën me Ulqinin, pritet nisja e punimeve për ndërtimin e urës në Pulaj të Velipojës

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Marrëveshjen midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, duke hapur kështu rrugën për nisjen e  punimeve.

Ky investim pritet të ndikoj në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e ekonomisë

Ura me gjatësi 310 metra që do të kushtojë rreth 20 milionë euro do të financohet përgjysmë nga qeveria malazeze dhe ajo shqiptare dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Kjo urë do të ndryshojë tërësisht mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km, rrugë që pas ndërtimit të urës do të shkurtohet në vetëm 310 metra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.