Lajme

Uragani “Helenë”, rritet mbi 150 numri i viktimave në SHBA

Ka shkuar mbi 150 numri i të vdekurve në shtetet juglindore të SHBA-së për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”, i cili javën e kaluar mbërriti në vijën bregdetare të Floridas me kategorinë 4, transmeton Anadolu Ajansi.

Zyrtarët nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) njoftuan gjithashtu se për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”, më shumë se 1.000 njerëz qëndrojnë në strehimore.

Autoritetet njoftuan se më shumë se 150 mijë familje kanë aplikuar për ndihmë dhe se në zonat e prekura nga uragani janë dërguar ndihma ushqimore dhe ujë.

Në Florida, shteti që uragani goditi fillimisht, kishte ndërprerje të energjisë në më shumë se 1,2 milion shtëpi dhe biznese, si dhe 1 milion në Georgia, 1,3 milion në Karolinën e Jugut dhe 600 mijë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Veriut.

Presidenti Biden shpalli “gjendje fatkeqësie” në Florida dhe Karolinën e Veriut dhe urdhëroi “ndihmë federale” për të prekurit nga uragani. Ai pritet të vizitojë këtë javë zonat e prekura nga uragani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…

3 hours ago

Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…

3 hours ago

Legia Varshavë-Çelsi, Policia paralajmëron tifozët anglezë të mos shfaqen në rrugë me ngjyrat e klubit

Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…

4 hours ago

Për herë të parë Olimpiada e Përbashkët Shqipëri- Kosovë, Manastirliu: Do të kthehet në traditë

Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…

4 hours ago

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

6 hours ago

Spiropali pret drejtuesit e shoqatës së të përndjekurve politike: Angazhim institucional dhe njerëzor për zgjidhjen e çështjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur  në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…

6 hours ago

This website uses cookies.