Uragani i rrezikshëm godet Meksikën, 6 mijë anëtarë të forcave të armatosura në ndihmë të banorëve

70db822cdb23498dbe4adf38d8a2564e

70db822cdb23498dbe4adf38d8a2564e

Një uragan i përshkruar si “jashtëzakonisht i rrezikshëm” ka rënë në bregun e Paqësorit të Meksikës. Uragani Lidia goditi Meksikën si një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shpejtësi të erës deri në 220 km/h.

Por stuhia është dobësuar pasi ka lëvizur në brendësi të vendit, duke u ulur në Kategorinë 2.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) paralajmëroi për nivele të rrezikshme të ujit, përmbytje të shpejta dhe fryrje në bregun e Paqësorit.

Përpara stuhisë, presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi se 6000 anëtarë të forcave të armatosura ishin vendosur për të ndihmuar banorët.

Unë u bëj thirrje njerëzve që jetojnë midis Nayarit dhe Jalisco, veçanërisht në Bahia de Banderas, Puerto Vallarta dhe Tomatlan, të marrin masa paraprake”, tha ai duke rekomanduar qytetarët të qëndrojnë larg zonave të ulëta, lumenjve dhe shpateve.

Më herët, aeroporti i qytetit njoftoi se do të mbyllej për disa orë. Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.

Uraganët godasin Meksikën çdo vit në brigjet e saj të Paqësorit dhe Atlantikut. Sezoni zyrtar i uraganeve në vend zgjat nga maji deri në nëntor, ku shumica e stuhive zhvillohen midis korrikut dhe tetorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.