70db822cdb23498dbe4adf38d8a2564e
Një uragan i përshkruar si “jashtëzakonisht i rrezikshëm” ka rënë në bregun e Paqësorit të Meksikës. Uragani Lidia goditi Meksikën si një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shpejtësi të erës deri në 220 km/h.
Por stuhia është dobësuar pasi ka lëvizur në brendësi të vendit, duke u ulur në Kategorinë 2.
Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) paralajmëroi për nivele të rrezikshme të ujit, përmbytje të shpejta dhe fryrje në bregun e Paqësorit.
Përpara stuhisë, presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi se 6000 anëtarë të forcave të armatosura ishin vendosur për të ndihmuar banorët.
“Unë u bëj thirrje njerëzve që jetojnë midis Nayarit dhe Jalisco, veçanërisht në Bahia de Banderas, Puerto Vallarta dhe Tomatlan, të marrin masa paraprake”, tha ai duke rekomanduar qytetarët të qëndrojnë larg zonave të ulëta, lumenjve dhe shpateve.
Më herët, aeroporti i qytetit njoftoi se do të mbyllej për disa orë. Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.
Uraganët godasin Meksikën çdo vit në brigjet e saj të Paqësorit dhe Atlantikut. Sezoni zyrtar i uraganeve në vend zgjat nga maji deri në nëntor, ku shumica e stuhive zhvillohen midis korrikut dhe tetorit.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.