Urat në malin e Sheldisë, pasuri kulturore me rëndësi historike

Skuadra e DRTK Shkodër, ka nisur punën për identifikimin dhe dokumentimin e pasurive kulturore me vlerë të rëndësishme historike me qëllim mbrojtjen e vlerave të tyre unike dhe shpalljen e tyre si interes kulturor.

Kësaj here DRTK Shkodër sjell në vëmendje urat në malin e Sheldisë.

Në lartësinë rreth 280 m. ruhen si pjesë e trasesë së rrugës dy ura në distancë rreth 300 m nga njëra tjetra. Vepra inxhinerike në gurë shërbenin si mbikalime mbi vërshimet e përrojve nga Mali i Sheldisë.

Urat janë prej guri, të ndërtuara mbi skarpatin e malit. Në fasadë i është kushtuar kujdes anës estetike në puthitjen mirë të gurëve, skuadrimin e tyre, fugave dhe parapeta.

Ura e parë që ngrihet rrëzë malit të Sheldisë, mbi fshatin Juban me një gjatësi 14 m, ngrihet mbi një qemer njëfish i punuar me gurë të skuadruar me rreze drite 2.70 m. E gjithe ura ka një lartësi 2.10 m dhe gjerësi 3.30 m.

Ura e dytë rreth 300 m në distancë nga e para është më e lartë për shkak dhe të relievit më të thepisur. Për ndërtimin e saj është punuar dhe terreni mbi të cilin janë ngritur këmbët e urës. Me gjatësi 23.40 m, ura ka një lartësi 6.45 m e pajisur me një qemer njëfish me rreze drite 2.70 m dhe gjeresi e trasesë 3.50 m.

Historia e urave mbi fshatin Ganjolle, lidhet me pozicionin gjeografik të Shqipërisë, që e bënte atë të rëndësishme për lidhjen vitale detare të Perandorisë përmes Adriatikut. Për këtë arsye, në vitin 1832 ishte hapur një konsullatë në Shkodër, e cila u bë një qendër e rritjes dhe shpërhapjes së influencës austriake në rajon. Si rrjedhojë, në ultësirën perëndimore u planifikua të ndërtoheshin hekurudha për dekovilët si dhe teleferikë që shërbenin për transportimin e materialeve të luftës, ushtarëve, furnizimeve ushqimore etj. Vija më e njohur e dekovilit por dhe teleferikëve ishte Shëngjin Lezhë-Vorë, 40 km i gjatë dhe do të shërbente për transportin e municioneve e ushqimeve madje dhe të trupave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.