Categories: Lajme

Urat që bëjnë pjesë në Rekordet Guinness / Kur inxhinieria kalon kufijtë Inxhin…

Urat që bëjnë pjesë në Rekordet Guinness / Kur inxhinieria kalon kufijtë

Inxhinieria është në gjendje të krijojë struktura që mund të duken se kufizohen me fantashkencën. Urat janë një nga strukturat më të vjetra të krijuara nga njeriu, megjithatë falë teknologjisë moderne ato po bëhen gjithnjë e më të pabesueshme, më të mëdha dhe më të sigurta.

Rekordi Botëror Guinness 2023 ka përpiluar një listë të të gjitha urave rekord më të pabesueshme, nga më të gjatat tek ato më të gjera, nga urat për këmbësorë te urat e mbuluara, madje edhe ato të ndërtuara në sajë të një printeri 3D.

Ura më e gjerë në botë- Ura më gjerë në botë është Ura e Gjirit San Francisko-Oakland. Pjesa Lindore ka një gjerësi maksimale prej 78,74 metrash, me jo më pak se 10 korsi trafiku dhe një korsi çiklistike 4,7 metra të gjerë.

Ura me gjatë- Ura në grykëderdhjen e lumit Pearl në Kinë, e quajtur Hong Kong-Zhuhai-Macao është e gjatë 22.9 km, plus një tunel nënujor prej 6.7 km. Nëse marrim parasysh të gjitha nyjet dhe pikat e hyrjes në autostradë, gjatësia totale arrin në 55 km.

Ura e parë me dy spirale- E njohur si ura Helix dhe më parë si Ura e Dyfishtë Helix, është një urë këmbësore me rrjetë që lidh Marina Center me Marina South në zonën Marina Bay të Singaporit. Me 280 metra lartësi, është ura e parë dhe e vetme në botë e ndërtuar në këtë mënyrë. Kjo urë ka dy spirale çeliku të ndërthurura për të krijuar një grilë komplekse.

Ura e pozicionuar në një lartësinë më të madhe- Në një lartësi të pabesueshme prej 565.4 metra mbi nivelin e lumit Beipan, midis Yunnun dhe Guizhou, Ura e Parë Baipanjian (Kinë) është më e larta në botë. Për të krahasuar madhësinë, Qendra One Botërore e Tregtisë, ndërtesa më e lartë në Amerikën e Veriut, mund të kalonte nën të me lehtësi.

Ura me harkun më të gjatë – Ura e Tretë Pingnan në Kinë u hap për makinat në vitin 2020 dhe ka një hapësirë prej 575 metrash, duke e bërë atë hapësirën më të gjatë të harkut në botë.

Ura më e gjatë e këmbësorëve- Sipas Rekordit Botëror Guinness 2023, ura e këmbësorëve Baglung Parbat është ura më e gjatë e këmbësorëve në botë, me një gjatësi të pabesueshme 567 metra.

Urë më e gjatë e mbuluar- Gjatësia totale e saj është 391 metra. Aktualisht ura përdoret vetëm për trafik të vogël lokal, pasi u zëvendësua nga një urë shumë më e madhe në vitin 1960.





Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.