Urdhër arresti ndaj Netanjahut, kryeministri izraelit: Nuk shqetësohem, do lëviz lirshëm
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se nuk ka aspak shqetësim për të udhëtuar jashtë vendit pavarësisht se prokurori i Hagës lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij, ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.
“Jo, nuk jam i shqetësuar për udhëtimet. Mendoj se nuk jam aspak i shqetësuar për statusin tonë”, tha Netanjahu në një intervistë në ABC.
“Unë mendoj se prokurori duhet të shqetësohet për statusin e tij sepse ai me të vërtetë po e kthen GJNP-në në një institucion të pabesë. Njerëzit thjesht nuk do ta marrin seriozisht; ata e shohin atë si një gjë të politizuar”, tha Netanjahu.
Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se ishte “shumë i lumtur” që pa presidentin amerikan Joe Biden ta quajti masën e prokurorit si “të egër”. “Unë mendoj se vendet serioze nuk po i marrin seriozisht”, tha Netanyahu për Good Morning America.
Në një deklaratë të hënën, Biden denoncoi përpjekjet e IÇ-së për të kërkuar urdhër-arreste, duke thënë se përpjekjet e gjykatës e vendosin Hamasin dhe aleatin kryesor të SHBA-së, Izraelin në një bazë të barabartë.