Me qëllim shumimin e liqeneve me peshq që rriten në kushte liqenore, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj urdhëroi të premten ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie në liqenet e Prespës, Ohrit, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit.
Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe parashikon ndalimin e peshkimit dhe grumbullimin e riprodhuesve të krapit në Liqenin e Ohrit
me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenin e Ohrit (me përjashtim të koranit), konkretisht: a) për gjuhcën (cironka), prej 20 prillit deri më 20 korrik 2024; për krapin prej 20 prillit deri më 20 korrik 2024.
Për periudhën 20.7.2024 deri më 20.8.2024, ministria e Bujqësisë urdhëron ndalimin e peshkimit edhe me rrjeta në fashën breg-liqenore prej 300 miljesh nga bregu.
Vend-bazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP Pogradec.
Do të jetë Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), që do të koordinojë veprimtarinë organizative, teknike dhe financiare me Qendrën e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, për gatishmërinë e marrjes së riprodhuesve të krapit
Për periudhën prej 20.4.2024 deri më 31.5.2024 të lejohet peshkimi i riprodhuesve të krapit në përputhje me kapacitetet mbajtëse të Qendrës së Prodhimit të Rasateve të Koranit, në fshatin Lin të Pogradecit.
“Veprimtaria e grumbullimit të riprodhuesve, do të organizohet dhe kryhet nën drejtimin e DSHPA-së në bashkëpunim me OMP Pogradec, duke përcaktuara dhe aktivizuar për këtë qëllim jo më shumë se 20 peshkatarë me përvojë, anëtarë të kësaj OMP-je. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i përbashkët operativ veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP Pogradec. OMP Pogradec duhet të marrë të gjitha masat për zhvendosjen e objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët në mënyrë natyrale, në rastet e rënies së nivelit të ujit në liqen.”, thuhet në urdhrin e ministrisë së Bujqësisë.
Ndalimi i peshkimit në liqenet e Fierzës, Shkopetit, Prespës dhe Ulzës
Po të premten ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka urdhëruar ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
Konkretisht bëhet fjalë për gjuhcën (cironka) prej 20 prillit deri më 20 korrik 2024; për krapin prej 25 prillit deri më 25 maj 2024.
Për periudhën 25.4.2024 deri më 25.6.2024, ndalohet peshkimi me rrjeta në fashën bregliqenore prej 150 miljesh nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
Vend-bazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.
“OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene.”, theksohet në urdhrin e ministres Denaj.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.