Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër rreth përkeqësimit të situatës humanitare në Gazë. Sipas zëdhënësit të OBSH-së, në Gazë po rritet numri i foshnjave që janë në prag të vdekjes nga uria akute.
“Ajo që mjekët dhe stafi mjekësor na thonë është se ata po shohin gjithnjë e më shumë efektet e urisë; po shohin foshnjat e porsalindura duke vdekur, ndërsa pesha e tyre e lindjes është e ulët”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Dr. Margaret Harris.
Ndërsa fëmijët e vegjël dhe foshnjat janë ndër më pak të aftët për të përballuar urinë kronike, OBSH shpjegon se ka një numër në rritje të grave shtatzëna në nënpeshë që ndodhen në rrezik gjithashtu.
“Kjo është tërësisht e krijuar nga njeriu, gjithçka që po shohim nga ana mjekësore; ky ishte një territor ku sistemi shëndetësor funksiononte mirë”, tha Harris.
OBSH synonte të ndërtonte qendra emergjente për stabilizimin e kequshqyerjes në Gaza, por përparimi ishte penguar nga mungesa e sigurisë, transmeton CNN.
Një qendër e krijuar në Gazën jugore dhe OBSH po përpiqet të krijojë një tjetër në veri të Gazës, “por ne nuk mund t’i sjellim ato në shkallë dhe te njerëzit pa akses dhe siguri. Kështu që nuk ka përgjigje derisa të ketë një armëpushim”, tha Harris.
Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, tha Vatikani të premten, pasi…
Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…
Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit…
Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
This website uses cookies.