Categories: BotaLajme

Uria, vdekjet dhe masakrat në Gazë, kryeministri i ri i Irlandës akuzon Izraelin: S’do heshtim ndaj këtyre krimeve

Në fjalën e tij të parë pasi u zgjodh kryeministër i Irlandës, Simon Harris ka dënuar Izraelin për masakrën dhe vdekjen e palestinezëve në Gazë.

Në Gazë, jemi dëshmitarë të një katastrofe humanitare. Po shohim fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm të uritur dhe të masakruar. Ne nuk kemi heshtur ndaj veprimeve të pafalshme terroriste të Hamasit në 7 tetor. As nuk mund të heshtim ndaj reagimit joproporcional të qeverisë izraelite”, u shpreh Harris para ligjvënësve në parlamentin irlandez.

Ai premtoi se Irlanda do të luajë rolin e saj në arritjen e armëpushimit dhe paqes së qëndrueshme në enklavën e rrethuar.

Qëndrimi i kryeministrit izraelit pason fjalimin e javës së kaluar, ku Harris mbajti një fjalim të ashpër ndaj homologut të tij izraelit, Benjamin Netanjahu.

Kryeministri Netanjahu, populli irlandez s’mund të ishte më i qartë. Jemi të neveritur nga veprimet tuaja”, tha Harris.

Irlanda ka qenë një nga kritiket më të zëshme të luftës së Izraelit në Gazë, ku paraardhësi i Harris, Leo Varadkar i pati përshkruar veprimet si “diçka që i afrohet hakmarrjes”.

Izraeli nuk i është shmangur kundërpërgjigjes ndaj Irlandës. Ministri i trashëgimisë, Amihai Eliyahu, tha në nëntor se palestinezët në Gazë “mund të shkojnë në Irlandë ose në shkretëtirë”, mes  komenteve të tjera tensionuese nga të cilat Netanjahu është përpjekur të distancohet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

14 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.