Urimet e komuniteteve fetare / Sytari dhe Petani: Paqe e bekim për ato popuj që po jetojnë momente të vështira

sytari
Komunitetet fetare në Shkodër kanë përcjellë mesazhet e urimit teksa bënë edhe vizitat tradicionale në Arqipeshkvi ku u mirëpritën nga titulllari i saj , Iimzot Angelo Massafra.
Në urimin që përcollën Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari dhe famullitari i kishës ortodokse, At Nikolla Petani, thanë se kjo ditë le të shërbejë si një ditë paqeje dhe bekimi, sidomos për ato njerëz dhe popuj që po kalojnë momente të vështira.
