Ursula fon der Lajen do humbasë objektivin e balancës gjinore për postet kryesore të BE-së

Ursula von der Leyen (Fon der Lajen) do humbasë objektivin për balancën gjinore për postet kryesore të BE-së.

Synimi i saj për një barazi mes numrit të burrave dhe grave është në rrezik pasi shtetet anëtare kanë injoruar kërkesën për kandidatë meshkuj dhe femra.

Fon der Lajen do të humbasë objektivin e saj për një ekip të lartë të balancuar gjinor në Komisionin Evropian, pasi qeveritë e BE-së refuzuan kërkesën e saj për të propozuar kandidatë meshkuj dhe femra.

Presidentja e parë femër e ekzekutivit të BE-së , e cila u rizgjodh për një mandat të dytë historik muajin e kaluar, po harton ekipin e saj të komisionerëve.

Ngjashëm me ministrat e qeverisë, këta janë zyrtarë të lartë të BE-së që mbikëqyrin klimën, teknologjinë dhe politikat industriale të bllokut, negociojnë marrëveshje tregtare, kontrollojnë ligjin evropian, japin miliarda grante dhe hartojnë buxhetin për unionin.

Përpara afatit përfundimtar të 30 gushtit për paraqitjen e emrave në Bruksel, 14 burra dhe pesë gra janë propozuar si kandidatë, sipas analizës së njoftimeve të qeverisë dhe raporteve të mediave lokale.

Në skenarët më të keq, komisioni i ardhshëm, që pritet të marrë detyrën në dhjetor, mund të ketë vetëm 22% ose 26% gra (përfshirë vetë Fon der Lajen), duke shënuar një ç’ekuilibër gjinor edhe me të ulët se komisioni i mëparshëm kur mori detyrën në 2019 me 44% përfaqësim femëror.

Kryetarja e komitetit të Parlamentit Evropian për barazinë gjinore, Lina Gálvez, i kërkoi Fon der Lajen të insistojë që qeveritë e BE-së t’i ofrojnë kandidate femra.

 “Ne kurrë nuk arrijmë asgjë pa lëvizur kufijtë, pa bërë presion. Sidomos tani, kur lëvizjet anti-gjinore janë thelbi i lëvizjeve fashiste, antidemokratike … ne nuk mund të tregojmë se angazhimi ynë për barazinë gjinore është i dobët,” tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.