Ursula von der Leyen do të kërkojë mandatin e dytë si kryetare e Komisionit Evropian
Ursula von der Leyen do të njoftojë këtë të hënë (19 shkurt) në një takim të partisë së Bashkimit Kristian Demokrat se po planifikon të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.
Kreu i institucionit më të fuqishëm në Bruksel, Ursula von der Leyen, ka ruajtur me kujdes synimet e saj gjatë vitit të kaluar, duke shmangur të gjitha pyetjet mbi këtë temë.
Por shpallja e kandidaturës së saj për pesë vite të tjera do të shënojë hapin e parë në një betejë katërmujore për zgjedhje që mund të përfshijë një fushë më të gjerë, me disa spekulime se kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas mund të jetë një tjetër kandidate për kreun e Komisionit Evropian.
Pasi të zgjidhet nga CDU, ajo duhet të marrë mbështetjen e dy partive të tjera brenda Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupimi i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, i cili përfshin gjithashtu partitë në pushtet në Greqi, Irlandë, Lituani dhe Suedi.