“USH”, plotësohen 35% e kuotave

rozafa shpuza

rozafa shpuza

Jemi në ditën e dytë të fazës V. Sot mbyllet kjo fazë dhe mbesin edhe dy faza pasardhëse për të finalizuar raundin e parë.
Këtë vit trendi i regjistrimeve ka qenë më kënaqshëm. Kemi një rritje me 5% të regjistrimeve krahasuar me vitin e shkuar.
Nga 1711 kuotat e parashikuara për Bachelor janë realizuar deri në këtë moment 35.7% e tyre.
Në programet me karakter profesional, nga 125 kuota në dispozicion janë realizuar 33.6% e tyre.
Këto janë rezultatet e regjistrimeve deri tani. Raundi i parë do të pasohet edhe nga dy raunde të tjera.
Raundi i dytë është nga datat 22 shtator – 1 tetor, pesë faza 48-orëshe.
Raundi i tretë është nga data 4 tetor – 10 tetor. Ky raund i është dedikuar atyre studentëve të cilët nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre për këtë vit akademik. Ndryshe ky raund quhet “raundi i lirë”.
Në këtë raund, pavarësisht zgjedhjeve të mëparshme, kandidatët që janë pjesë e portalit UAlbania kanë të drejtë të regjistrohen në çdo program studimi ku ka vende të lira.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.