Ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve, flasin ekspertët!

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre.

Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) renditin proteinat, zinkun, hekurin, acidet folike, disa vitamina dhe acide yndyrore të pangopura si lëndët ushqyese më të rëndësishme. Një dietë pa këto lëndë ushqyese mund të çojë në probleme të trurit gjatë gjithë jetës.

Dr.Sarah Jane Schwarzenberg, anëtare e Komitetit të Ushqyerjes së AAP, thotë se rekomandohet ushqyerja me gji deri në moshën rreth gjashtë muajsh. Pas kësaj, qumështi i gjirit nuk mund të sigurojë sasinë e hekurit dhe zinkut që kanë nevojë për foshnjat në rritje. Sarah vijon duke thënë se:

Shumë ushqime për fëmijë janë të fortifikuara me zink dhe hekur. Drithërat për foshnjat gjithashtu janë të fortifikuara me këto lëndë ushqyese dhe mund të jenë ushqime të para të mira për foshnjat. Përveç qumështit të gjirit, ushqimi më i mirë për foshnjat është mishi i pasur me proteina dhe fruta e perime që përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme.

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj mungesës së lëndëve ushqyese. Truri i tyre zhvillohet me një shpejtësi të madhe midis vitit të parë dhe të dytë, kështu që ne duam që pediatrët të rekomandojnë ushqim të shëndetshëm.

Hulumtimet tregojnë se ushqimi i hershëm është i rëndësishëm për ndërtimin e një truri të shëndetshëm. Ndërkaq, një ekspert shëndetësor ka shpjeguar gjetjet nga një studim i fundit që pretendon se një ‘superushqim’ i veçantë mund të zvogëlojë simptomat e ADHD (çrregullimi i hiperaktivitetit të defiçitit të vëmendjes) te fëmijët. Neuroshkencëtari klinik, Dr.Miguel Toribio-Mateas, thotë se kefiri, i cili mund të blihet në supermarketeve, mund të lidhet me shëndetin e zorrëve dhe gjendjen neurologjike

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.