Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Ushtarakët e vizitojnë RTSH

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë të premte (17 janar) ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me rolin e medies dhe komunikimit publik, si dhe mënyrat sesi RTSH po përshtatet me zhvillimet e reja në vend.

Për mua është hera e parë që vij në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Është një emocion dhe një kënaqësi pasi i gjithë brezi im, dhe unë vetë jam rritur me programet dhe emisionet e RTSH-së”, u shpreh Major Eraldi Meçe.

Për mua ishte një vizitë shumë e domosdoshme përsa i përket vitit akademik të komunikimit me media. RTSH është një televizion publik që i shërben të gjithë vendit”, tha Major Eglantina Muka.

Është një moment shumë i veçantë pasi është një pjesë që ka lënë gjurmë në rritjen tonë”, tha Major Oralt Toska.

Shumë faleminderit për atë që servirni në televizion”, vlerësoi Major Endrit Cengu.

Oficerët me gradën Major të Kursit të Komandës së Shtabit të Përgjithshëm u mirëpritën nga stafi i RTSH, i cili prezantoi proceset e përditshme të punës që sigurojnë informimin e saktë dhe cilësor të publikut.

Ju falënderoj për mundësinë që ju dhatë studentëve që ta prekin me dorë këtë ambient dhe të marrin njohuritë që ne jua japim me teori, në sallat e leksioneve. Kjo vizitë i ndihmon t’a gërshetojnë edhe me praktikën”, u shpreh Ylli Pulaj, Gjeneral Brigade.

Përgjatë vizitës, u zhvilluan diskutime mbi rolin e medias në shoqëri, marrëdhëniet me publikun dhe rëndësinë e komunikimit të mirëorganizuar në nivel institucional.

Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të eksplorojnë më thellë mënyrat e modernizimit të komunikimit publik dhe rolin kyç që RTSH luan si institucioni më i rëndësishëm audioviziv publik në Shqipëri. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.