Ushtria aksion për pastrimin e Velipojës, kjo ndërhyrje erdhi në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Shkodrës
![ushtria aksion per pastrim](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/04/ushtria-aksion-per-pastrim.jpg?fit=1024%2C420&ssl=1)
Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e vijës bregdetare, në plazhin e Velipojës .
Ky angazhim vjen në prag të sezonit turistik, ku u bë e mundur largimi i mbetejve plastike dhe jo vetëm që kishin mbuluar brezin e rërës përgjatë bregdetit.
Kjo ndërhyrje erdhi në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Shkodrës . Veç pastrimit të rrugëve dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion, ku marrin pjesë edhe forcat e armatosura, ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit, për shkak të një emergjence mjedisore, që është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por një problem edhe për turizmin në tërësi.
Aksioni i pastrimit dhe i sistemimit të plazhit të Velipojës do të vijojë pa ndërprerje për të përgatitur një mjedis sa më të pastër për vizitorët vendas dhe turistët e huaj, që pritet të frekuentojnë këtë zonë turistike.