Categories: BotaLajme

Ushtria izraelite bombardon kampin e refugjatëve, dhjetëra të vrarë

Ushtria izraelite vijoi edhe këtë fundjavë bombardimin e objektivave ku fshihen militantët e grupit palestinez Hamas, por zyrtarët e Gazës qendrore thanë se sulmi la më shumë se 30 të vrarë në një kamp refugjatësh.

Agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa”, raportoi më herët se bombardimi në kampin e al-Magazit shkaktoi mbi 50 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë.

Sulmi ajror pason dy goditjet e mëparshme në kampet e refugjatëve të Xhabalias dhe Bureit, për të cilët zyrtarët palestinezë thonë se u vranë më shumë se 200 njerëz.

Bombardimet e fundit erdhën pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan të shtunën thirrjet e vendeve arabe për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin gati njëmujor Izrael–Hamas.

Në një konferencë shtypi me homologët jordanezë dhe egjiptianë, kryediplomati amerikan, Antoni Blinken (o. Anthony), tha se një armëpushim i plotë do të “linte Hamasin në vend për t’u riorganizuar dhe për të përsëritur sulmet”.

Administrata amerikane e presidentit Xho Bajden (o. Joe Biden) ka propozuar “pauza humanitare” për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave në Gazë dhe lirimin e pengjeve që po mban Hamasi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu) ka deklaruar se lufta me kundërshtarët palestinezë mund të ndërpritet vetëm nëse përfshihet lirimi i më shumë se 240 izraelitëve dhe të huajve që besohet se janë marrë peng nga grupi i armatosur palestinez.

Kryediplomati Blinken do të vazhdojë edhe të dielën turin e tij në Lindjen e Mesme me një vizitë dyditore në Turqi.

Nga 7 tetori, rreth 9.500 palestinezë janë vrarë në Gazë, që kur Izraeli nisi fushatën për të eliminuar Hamasin. Edhe Tel-Avivi ka raportuar mbi 1.400 të vranë dhe më shumë se 240 të tjerë të marrë peng gjatë sulmit të befasishëm të Hamasit në Izraelin jugor në fillim të tetorit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.