Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë liderin e Hezbollahut: Hassan Nasrallah s’do terrorizojë më botën
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.
Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë X të IDF, thuhet: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”. Hezbollahu ende nuk ka komentuar.
Deklarata vjen pas një serie sulmesh gjatë natës në Bejrut, për të cilat Izraeli tha se synonin Nasrallah dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut.
Kush është lideri i Hezbollahut
Sheikh Hassan Nasrallah , udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme. Nasrallah nuk është parë në publik prej vitesh për shkak të frikës se mund të vritet nga Izraeli.
Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, ai luajti një rol kyç në shndërrimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot dhe mbetet i nderuar nga mbështetësit e grupit.
Nën udhëheqjen e Nasrallah, Hezbollahu ka ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve nga grupin e armatosur palestinez Hamas, si dhe milicitë në Irak dhe Jemen, dhe ka marrë raketa nga Irani për t’i përdorur./ BBC